Sporti

Vëllai i Oliver Kahn ‘shpërthen’ ndaj drejtuesve të Bayern Munich

05/31/2023 10:57
nga:Mergim Rreci

Axel Kahn, vëllai i Oliver Kahn, ka kritikuar ashpër sjelljen e Bayern Munich ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të klubit, i cili u shkarkua pasi klubi fitoi titullin e 11-të radhazi në Bundesligë.

“Një vendim si ky nuk merret brenda natës. Do të doja ta kishin njoftuar Oliverin, madje mund të kishin folur disa javë më parë dhe të shpjegonin se donin të ndaheshin në verë. Në Gjermani ne kemi arritur gjithmonë të shtypim legjendat tona: Boris Becker, Michael Schumacher, tani vëllai im. Oliveri u tërhoq zvarrë nëpër baltë për muaj të tërë, gjithçka e keqe që ndodhi ishte e lidhur me të. Ishte një ekzagjerim dhe duhej të kishte më shumë respekt”, ka theksuar ai për Sky Sport gjerman, transmeton GazetaBlic Sport.

Portier i bavarezëve praktikisht gjatë gjithë karrierës së tij (632 ndeshje), Kahn u ndalua të shoqëronte skuadrën në ndeshjen ndaj Koln, ku skuadra e Thomas Tuchel do të përfundonte duke festuar për shkak të barazimit (2-2) të Borussia Dortmundit me Mainz.

/GazetaBlic Sport/