Skuadra e Galatasaray ka fituar titullin kampion në Turqi, pasi fitoi ndaj Ankaragucu.
Galatasaray u shpall kampion për herë të 23’të dhe një nga lojtarët kryesorë këtë sezon ishte sulmuesi, Mauro Icardi, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi potencoi se është shumë i lumtur tek klubi turk dhe tani do ta shijojë titullin e fituar.
“Kam një mesazh për tifozët e Galatasaray. Le të shijojmë titullin së bashku”.
“Jam shumë i lumtur këtu. Tani kemi derbin me Fenerbahcen, do të përgatitemi për të, pastaj do shohim për kontratën time”, tha Icardi për Bein Sports.
/GazetaBlic Sport