Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj situatës në veri, derisa ka thënë se kryetarët e komunave nga VV e kanë refuzuar takimin me ambasadorin amerikan dhe atë të BE-së, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të ulen tensionet e të ulen dhe koordinojnë hapat me aleatët tanë dhe nëse kanë shqetësime duhet t’i thonë në takim.
Ajo ka shtuar se qasja aventureske e kombinuar me arrogancë mund të na kushtojë shtrenjtë.
Postimi i saj i plotë:
29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.
Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale.
Ku jeni nisë more kështu?!
Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.
Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov.
Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.


