Lajme

Nuk i shkoi në takim ambasadorit amerikan, Atiq flet për Gazeta Blic

05/29/2023 10:19
nga:N M

Ambasadori i SHBA dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë nisur një takim urgjente me kryetarët e komunave të Veriut, pro që në këtë takim nuk po marrin pjesë dy kryetarët e zgjedhur nga Lëvizja vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi nuk kanë shkuar në takim.

Por në një përgjigje për Gazeta Blic Erden Atiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut ka shpjeguar arsyet e mungesës në këtë takim.

Sipas tij me ambasadorin amerikan dhe përfaqësues të BE do të takohen së shpejti.

Madje Atiq pret edhe bashkëpunim nga SHA dhe BE për punën e tyre në këtë pjese të Kosovës.

Kryetarët e VV’së nuk shkuan në takim me Hovenier, Atiq: Do të takohemi së shpejti

Kryetarët e Vetëvendosjes mungojnë sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier që po mbahet në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaron se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në
Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Atiq në një përgjigje me sms për Blic.

Atiq dhe Hetemi ende s’kanë shkuar në takim te Hovenier, s’dihet a do të marrin pjesë