Lajme

Kusari-Lila i reagon ashpër Von Cramonit për qasjen ndaj policisë në Veri të Kosovës

05/28/2023 21:24
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit, për qasjen e saj qortuese, ndaj Policisë së Kosovës.

Kusari-Lila mënyrën e diskutimit të Cramonit, po e cilëson fyese dhe të papërshtatshme.

Reagimin e saj, Kusari-Lila e shoqëroi në twitter edhe me një krahasim të policive të vendeve tjera, evropiane, ku oficerët shihen të jenë më të rreptë ndaj qytetarëve të shteteve ku veprojnë.

”A mund të na shpjegosh, çka ”dreqin” këta policë në Holandë, Francë e Gjermani po bënin?”

”Jo standarde të dyfishta të lutem!”, shprehet Kusari-Lila në twitter.

Viola Von Cramon përplaset me Policinë e Kosovës në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

Basha për sjelljen e Von Cramon karshi policëve: S’po më besohet çka pashë, u sillke si me qenë far komandante supreme!

Abrashi i VV-së i drejtohet von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë