Lajme

Abrashi i VV-së i drejtohet von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë

05/28/2023 20:59
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”, raporton GazetaBlic.

Abrashi përmes një shkrimi në “Facebook” e ka ftuar Von Cramon të shkojë në Prizren, duke iu referuar si vizitore e huaj.

“Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira.” – ka shkruar ai në Facebook.

Basha për sjelljen e Von Cramon karshi policëve: S’po më besohet çka pashë, u sillke si me qenë far komandante supreme!

Viola Von Cramon përplaset me Policinë e Kosovës në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?