Lajme

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

05/28/2023 12:18
nga:Astrit Gashi

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dy ditë më parë në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Në raportin 24-orësh, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Hetim i vdekjes – Gjakovë 27.05.2023-08:15. Lidhur me rastin, njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.