Në mëngjes përgjatë luginave kushte për mjegull, njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
Njoftimi i plotë:
27.05 – Në mëngjes përgjatë luginave kushte për mjegull. Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
28.05 – Paradite intervale me diell, në ultësira kushte edhe për mjegull. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
29.05 – Vransira të ndryshueshme. Orëve të pasdites rrebeshe shiu me bubullima.
30.05 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e para të ditës paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima.
31.05 – Vransira e intervale me diell, me kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e para të ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.


