Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se AKR-ja e mirëpret thirrjen e vazhdueshme të SHBA-ve për formimin e Asociacionit dhe mbylljen e kësaj çështjeje.
Pacolli në një prononcim për GazetaBlic thotë se, AKR e përkrah fuqishëm vizionin amerikan për një Asociacion brenda kornizës së kushtetutës së Kosovës.
“AKR mirëpret thirrjen e SHBA, mikut më të madh të Kosovës, për mbylljen e çështjes së Asociacionit. AKR e përkrah fuqishëm vizionin amerikan për një Asociacion brenda kornizës së kushtetutës së Kosovës”, thotë Pacolli.
Sipas Pacollit, Kosova do të ketë sukses dhe fitore kur në krahë ka aleatët.
“Bashkërendim me miqtë e dëshmuar, Kosovës gjithmonë i ka sjell vetëm fitore. “, thotë Pacolli për GazetaBlic.
Kryeziu: Kurti ka tendencë që të krijojë një “status qou” sa i përket obligimeve për Asociacionin!


