Lajme

Izmir Zeqiri arrin në objektin ku do të betohet

05/25/2023 09:58
nga:Y I

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tashmë ka arritur në zyrën Komunale për Komunitete të fshatit Çabër.

Ceremonia e betimit pritet të nisë në ora 10:00.

Gjithashtu sot do të betohet edhe kryetari i Zvecanit, Ilir Peci ku betimi do të bëhet ndaras.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Sot betohen kryetarët e rinj të tri komunave në veri