Sporti

De Zerbi ia kthen lëvdatat Guardiolas: U bëra trajner për shkak të tij!

05/25/2023 09:28
nga:E K

Roberto de Zerbi u shpreh shumë krenar që Brighton kishte vulosur praninë e tyre në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës, pasi barazoi këtë të mërkurë ndaj Manchester Cityt (1-1).

“Ishte një lojë shumë e vështirë. Ne e dinim se të luash me Manchester Cityn do të ishte gjithmonë e vështirë. Ne luajtëm vërtet, shumë mirë. E meritojmë pikën dhe e meritojmë të jemi në Europa League”, theksoi trajneri duke folur për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

Pep Guardiola vlerësoi punën e Roberto de Zerbit në krye të Brighton, dhe italiani iu përgjigj duke ia kthyer lëvdatat: “Unë u bëra trajner për shkak të tij, sepse më pëlqeu shumë Barcelona. Kam studiuar punën e tij. Nuk dua të kopjoj askënd, por kam përdorur idetë e tyre kur kam filluar. Pep është numri një.”

/GazetaBlic Sport/