Sporti

Inzaghi: Fituam kupën që donim, kemi sezon të shkëlqyer – do fokusohemi te finalja e Stambollit

05/25/2023 08:32
nga:E K

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shpreh krenar për fitoren ndaj Fiorentinës (2-1) në finalen e Kupës së Italisë, trofe që ekipi e kishte fituar tashmë vitin e kaluar.

“Jam i lumtur sepse fituam Kupën që donim. Fiorentina është një ekip me cilësi dhe na ka shkaktuar shumë probleme. E nisëm shumë keq, diçka e rrallë për ne, por djemtë reaguan, qëndruan në lojë dhe e kthyen rezultatin”, theksoi trajneri duke folur për Mediaset, përcjell GazetaBlic Sport.

Për të ardhmen e Interit: “Ka dy ndeshje përpara në Serie A, finalja në Stamboll [Champions] dhe ne duam të vazhdojmë këtë sezon të shkëlqyer që po kalojmë.”

/GazetaBlic Sport/