Anëtarët e Kryësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 15:00 dhe do të propozohet data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për këtë subjekt politik. Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, LDK-ja do të hapë garën për kandidatët që synojnë të parin e partisë.
Përveç kryetarit, Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do të nxjerrë edhe kryesinë e re të subjektit dhe organet e tjera drejtuese në zgjedhjet që do të mbahen.
Aktualisht, kryetar i LDK-së është deputeti opozitar, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, kishte fituar pa balotazh.
Abdixhiku pati marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së më 14 mars të vitit 2021, ishte bërë me vota të fshehta.
Pas marrjes së detyrës udhëheqëse të LDK-së, Abdixhiku kishte thënë se kjo parti do të nisë rrugën për t’u kthyer, siç e ka quajtur ai, në vendin e saj origjinal.
Cila është komuna më transparente për vitin 2022 sipas KDI?