Këtë të hënë, FIFA shprehu solidaritetin me brazilianin Vinicius Junior, i cili dje gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid ishte shënjestër e ofendimeve të tifozëve kundërshtarë.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me Vinicius Junior. Nuk ka vend për racizëm në futboll, as në shoqëri. FIFA mbështet të gjithë lojtarët që janë objektiv i manifestimeve të kësaj përmbajtjeje”, ka shkruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në fazën e parë, ndeshja ndërpritet dhe u kërkohet të ndalojnë [me sjellje diskriminuese]. Në një moment të dytë lojtarët largohen nga fusha dhe bëhet e ditur se nëse sjelljet vazhdojnë, ndeshja do të pezullohet. Pasi të rifillojë ndeshja dhe nëse sjellja vazhdon, ajo duhet të pezullohet dhe tri pikët do t’i jepen ekipit vizitor”, sqaroi kreu i FIFA-s, duke shtuar se këto udhëzime duhet të zbatohen në të gjitha vendet dhe garat.
/GazetaBlic Sport/


