Sporti

Albion Rrahmani: Sukses i madh ekipor dhe individual, nuk përshkruhet me fjalë

05/20/2023 21:20
nga:E K

Ballkani ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion i edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja me fitoren prej 2-0 u konfirmua si kampion i Kosovës duke e mbrojtur kështu titullin nga sezoni i kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ ka folur lojtari i Ballkanit, Albion Rrahmani

“Natyrisht që është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk përshkruhet me fjalë, një sukses shumë i madh ekipor poashtu edhe individual si golashënuesi i ligës është një privilegj të jesh i rrethuar me futbollist edhe staf si i FC Ballkanit të cilët dua t’i falenderoj përzemersisht sepse pa ta nuk do isha këtu ku jam.

Patjetër që do ketë një Ballkan si vitin e kaluar të fortë dhe me kokën lartë në çdo ndeshje”, tha ai për GazetaBlic Sport.