Lajme

“Zero tolerancë”- Ministri Peci dhe inspektorët në aksion për zbatimin e ligjit kundër duhanit

05/20/2023 20:11
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë të shtunën për të inspektuar zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat publike.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.

Tutje Peci thotë se përkundër rezistencës së organizuar të disa gastronomëve, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: