Sporti

Zyba pasi u shpall kampion me Ballkanin: Jam shumë i lumtur, është një nga ëndrrat që e kam pas që në fëmijëri

05/20/2023 17:52
nga:E K

Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.

Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka përshkruar emocionet e tij dhe arritjen e shpalljes kampion i Kosovës.

“Shumë i lumtur që jam shpallur kampion me qytetin tim. Është një ndjenjë e papërshkrueshme, një ndër ëndrrat që e kam pas qysh në fëmijëri kur kam qenë këtu. I falënderoj Xhebrailat dhe qytetin e Suharekës për përkrahjen”, tha Qëndrim Zyba për “GazetaBlic Sport”.