Sporti

Firmino me deklaratë emocionuse: Jam i sigurt se do të qaj pas fishkëllimës së fundit

05/20/2023 13:33
nga:Mergim Rreci

Roberto Firmino do të përshëndetët sot me tifozët e Liverpool në ndeshjen ndaj Aston Villës.

Sulmuesi 31-vjeçar brazilian pranon se nuk do të jetë në gjendje t’i përmbajë lotët e tij kur gjyqtari fishkëllen për fundin e ndeshjes, përcjell GazetaBlic  Sport.

“Do të më mungojë gjithçka. Nga shokët e skuadrës, nga klubi. Sidomos nga tifozët. Unë i dua ata. Më kanë mbështetur shumë gjatë këtyre tetë viteve. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur. Jam shumë i lumtur për atë që klubi ka bërë për mua dhe familjen time. Po mundohem të fokusohem te loja, por jam i sigurt se do të qaj pas fishkëllimës së fundit”, ka deklaruar ai.

Firmino është në sezonin e tij të tetë në Liverpool. Këtë sezon ai ka shënuar 11 gola dhe katër asistime në 33 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/