Lajme

Atiq merr vendimin e parë si kryetar, kjo është nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut

05/19/2023 11:38
nga:Astrit Gashi

Erden Atiq ka kryer procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka marrë vendim për emërimin e Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.

“Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.