Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personave për disa raste të vjedhjeve.
Policia njofton se bëhet fjalë për disa vjedhje të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë, nga Stacioni Policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë” thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:


