Lajme

“Asociacioni po keqpërdoret nga Qeveria e Kosovës dhe Serbisë”, Matoshi ia kujton Kurtit thënien e Kissinger

05/18/2023 10:02
nga:G B

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, se është i nevojshëm formimi i Asociacionit dhe se me të do të zgjidhen çështjet e serbëve të veriut.

Ai thotë se Asociacioni po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni është mekanizëm kushtetues që i jep komunitetit serb në Kosovë disa të drejta shtesë por fatkeqësisht po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, e Beogradit hegjemonist dhe e veprimeve etnonacionaliste të Prishtinës”, thotë ai.

Matoshi potencon se sipas Hill, Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës dhe se shtetet që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e vet janë të dështuara.

“Chris Hill po thotë se ky është obligim shtetëror i Kosovës dhe shtetet që nuk e respektojnë ligjin e vet, Kushtetutën e vet, janë shtete të dështuara”, thekson analisti për Gazeta Blic.

Ai i ka rikujtuar Kurtit një thënie të Henry Kissinger.

“Në këtë rast, duhet rikujtuar Albin Kurtit atë që e thotë titani i diplomacisë amerikane, Henry Kissinger se “veprimet Ilegale që bëhen menjëherë, (pra tashti) përkthehen në veprime afatgjate antikushtetuese (që marrin shumë kohë)””, deklaron Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Deputetja Bajrami: Kurti i ka familjarët në Mal të Zi e Norvegji, s’mund t’i punësojë në Kosovë – VV po punëson familjarët e njerëzit e partisë