Skuadra e Trepçës dhe ajo e Pejës do të përballen sonte në ndeshjen vendimtare për titullin kampion.
Nga 4 takimet e zhvilluara deri më tash, të dy skuadrat kanë siguruar nga dy fitore, me ndeshjen e pestë në ‘Minatori’ që do të vendosë për skuadrën kampione, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e fundit në palestrën ‘Karagaçi’ ishte një ndeshje dramatike, me vendasit nga Peja që fituan dhe e dërguan çështjen e titullit për t’u vendosur në ndeshjen e fundit.
Të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje, me atmosferën që pritet të jetë e ‘zjarrtë’ në tribuna, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë sezonit tek kjo palestër.
Ky takim fillon në ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/


