Lajme

Në Skenderaj arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

05/18/2023 08:31
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” .

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Skenderaj, 17 maj 2023

Në orët e mbrëmjes së datës 17 maj 2023, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës”