Skuadra e Manchester Cityt ka siguruar edhe zyrtarisht finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores së sotme ndaj Real Madridit. Manchester City i Pep Guardiolas ka fituar ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit në “Etihad” me rezutlatin e thellë 4:0 (5:1).
Manchester City në finale do të luajë në finale ndaj Interit në Ligën e Kampionëve me 10 qershor, poashtu do zhvillojnë edhe finalen me Man Utd në FA Cup, si dhe i duhet edhe një fitore që të shpallen zyrtarisht kampion të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.
Blerim Selmani, tifozi shqiptar i Manchester Cityt thekson se është tejet i lumtur sonte me fitoren ndaj Real Madridit dhe arritjen në finalen e Championsit.
“Momentalisht zemra po rrah shpejtë, e më duhet pak qëtësim për me u normalizu për me dhënë përgjigjje për këtë emocion që na dha sonte City! Shumë respekt për ekipin më të madh në histori, po puna, vetëbesimi, financat e sheikëve, besoj se tash janë shkëndijat më të mëdhaja për këtë ekip, që ti fitojnë trofetë. Jam shumë i lumtur sonte”, tha fillimisht Blerim Selmani për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai potencon se ekipi i tij i zemrës nuk do ta ketë lehtë në finale ndaj Interit.
“Ishte shumë sezon i vështirë pasi që tashmë City lufton për tre kupa, por shpresojë në fitore duke mos nënçmuar Interin, pasi që është ekip shumë i mirë, e me taktikë në mbrojtje mund të eliminohemi shume thjesht, por prapë se prapë shpresoj në shpirtin e ekipit – dhe shpreoj të mos shkatërrohet fizikisht dhe psiqikisht”, vazhdoi ai.
Ai në fund thotë se do ishte shumë i lumtur nëse ekipi i tij fiton tripletën këtë sezon.
“Ishte shumë sezon shumë i vështirë duke ndjekur super ekipin e Arsenalit qe i dha Premierligës një super paraqitje, tashmë shpresojë që City fiton ndaj Chelseas, pasi do ishte lirim për ekipin, shpresojë të mposhim edhe “fqinjtë” Man Utd në FA Cup. Do të ishte një qershi mbi tortë nese e fitojmë tripletën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


