Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se sulmi i Rusisë ndaj vendit të tij përshpejtoi proceset e brendshme në Rusi.
Ai shton se këto procese mund të çojnë në një luftë qytetare, shkruan GazetaBlic.
“Nuk është se dua një luftë qytetare (në Rusi). Megjithatë, ajo do të ndodhë pavarësisht nga pritshmëritë e mia apo të kujtdo. Rusia është një vend i kalbur nga brenda,” tha Podolyak.
Ai shtoi se ata nuk kanë përpunuar një kontratë të përshtatshme sociale, por se në Rusi gjithçka bazohet në ndalime.
“Kjo do të thotë që gjithmonë duhet të shtrëngoni vidhat, të cilat gjithsesi do të thyhen herët a vonë. Kjo është mënyra standarde, klasike e Rusisë, e cila ka qenë gjithmonë e njohur”, tha Podolyak.
Megjithatë, sipas Podolyak, lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset shkatërruese.


