Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai do të takohet në ora 16:00 me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland”, thuhet në njoftim./Gazeta Blic/


