Lajme

Ish-ushtari amerikan vritet në Bakhmut

05/17/2023 07:45
nga:G B

Një ushtar në pension i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane është vrarë gjatë luftimeve në Bakhmut të Ukrainës.

Lajmin se amerikani është vrarë e ka bërë të ditur një mik i tij i ngushtë dhe themeluesit të një grupi jofitimprurës në Ukrainë.

Ushtari Nicholas Maimer, siç shkruan CNN, ishte në një ndërtesë në Bakhmut, e cila u shemb pasi u godit nga artileri e rëndë ruse, është shprehur nënkoloneli Perry Blackburg, themeluesi i organizatës jofitimprurëse AFGFree.

Ukrainasit që ishin me Maimer besonin se ai ose ishte bllokuar në ndërtesën që u shemb ose ishte vrarë me një breshëri plumbash nga rusët.

“Ata erdhën në pozicionin që ishin, artileria e rëndë filloi të vinte dhe ndërtesa filloi të shembet. Kjo ishte kur shumica e amerikanëve dhe ukrainasve atje mundën të shpëtonin. Fatkeqësisht, Nick nuk mundi të arratisej”, tha për CNN një mik amerikan i Maimer në Ukrainë.