Fabio Capello, në prag të ndeshjes Inter-Milan, komentoi për derbin që po fillon pas pak minutave.
“Unë mendoj se çelësi i gjithçkaje është pozicioni i Krunic dhe Tonalit, ata duhet të jenë të mirë në filtrimin në mesfushë. Në posedim ata duhet të ketë cilësinë e shërbimit ndaj sulmuesve. Nëse përpiqet të futet në qendër, nuk ka shpresë, Interi është i fortë atje. Kështu që këta dy mesfushorë do të jenë çelësi i lojës”, tha Capello në Sky.
Kujtojmë se ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të Interit.
/GazetaBlic Sport.


