Sporti

Interi dhe Milani me fitime të mëdha në Champions League: Deri më tani janë mbledhur rreth 130 milionë

05/16/2023 16:26
nga:L J

Corriere dello Sport raporton të ardhurat që Interi dhe Milani kanë garantuar me këtë sezon të gjatë evropian në Champions League dhe shpjegon se si të dy klubet kanë siguruar nga 125 deri në 130 milionë euro.

Vetë kualifikimi ishte tashmë sigurim i 15.6 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen edhe bonuset e performancës: 9.3 milionë për të dyja falë 3 fitoreve dhe një barazimi në grup. Më pas janë paratë për kualifikimin në hapat e ardhshëm: 9.6 milionë për 1/16 e finales, 10.6 për çerekfinalet dhe 12.5 për gjysmëfinalet, të cilave duhet t’i shtohet edhe 12 milionë për Interin, 14 për Milanin dhe historiku, të drejtat televizive dhe biletat.

Milani dhe Interi raportohet se kanë fituar mbi 100 milionë euro nga ky rrugëtim.

/GazetaBlic Sport