Sporti

I pakënaqur me pagën, Mendy mund të largohet nga Chelsea

05/16/2023 15:08
nga:Mergim Rreci

Portieri Edouard Mendy me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea në verë.

Ai është prej kohësh i pakënaqur duke qëndruar në stol.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike, Mendy është acaruar më keq në ditët e fundit pasi i ka kërkuar klubit të njëjtën pagë si Kepa, rreth 170 mijë paund në javë, por diçka e tillë nuk i është aprovua.

Në këto rrethana, Mendy ka vendosur ta mbyllë sa më shpejt kontratën me “blutë” e Londrës.