Lajme

Këto janë tokat e Ministrisë së Bujqësisë dhe kontratat që Peci i nisi në Prokurorinë Speciale (dokument)

05/15/2023 15:33
nga:N M

Faton Peci, ministër i  Bujqësisë në dosjen që ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale ka deponuar edhe raste të tjera ku pronat kësaj ministre janë dhënë në shfrytëzim nga ish sekretari i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe drejtori i Institutit Bujqësor i Kosovës, Fehmi Geci në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Në dosjen që e posedon Gazeta Blic e që ka siguruar nga burimet të saj aty përmendet një rast në Pejë kur ish sekretari i kësaj ministri, sipas Faton Pecit jashtë ligjshëm kishte autorizuar drejtorin e IBK0së që të nënshkruaj kontratë për dhënien me qira të 258 hektarëve tokë e ministrisë së Bujqësisë, dhënë një kompania private.

Çmimi për këtë tokë bujqësore, bazuar në kontratën që mbanë datën 11.04 2018 ishte caktuar në vlerë prej 55 eurove për ari.

Toka bujqësore i është dhënë kompanisë Organicherb SH.P.K në Pejë e përfaqësuar nga Rasim Zekaj nga fshati Brestovik i komunës së Pejës.

Bazuar në kontratën që e posedon Gazeta Blic, kjo kompani si shumë vjetore për shfrytëzimin e tokës bujqësore të marrë me qira nga ministria e Bujqësisë do të paguante në vit shumën prej 14 mijë e 226 e 30 cent.

Afati për shfrytëzimin e kësaj toke tashmë ka kaluar meqë kontrata ka qenë e lidhur në afat pesë vjeçar.

Por pretendimet e ministrit Faton Peci, për tokat e lëshuara me qira të ministrisë që drejton nuk përfundoj me kaq.

Një kontratë tjetër që është lidhur ndërmjet ministrisë Bujqësisë dhe një personi privatë është edhe kontrata me kompaninë “PANDA-T”, SH.P.K të cilën e ka përfaqësuar Taibe Fetiu.

Procedurat dhe autorizimet për këtë kontratë, i kishte kryer Fehmi Geci nga Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë.

Bëhet fjalë për 1595 metra katrorë sipërfaqe, apo 15 ari e gjashtë metra katrorë, me çmim prej 20 euro për ari, apo 319 euro e 20 cent në muaj.

Në dosjen që ministri e ka dorëzuar tash e pesë muaj në Prokurorinë Speciale është edhe një kontratë tjetër, ku biznesmeni i njohur Shkëlqim Devolli kishte marrë tokë me qira nga ministria e Bujqësisë në Pejë afër gjimnazit “Bedri Pejani”.

Kontrata ishte lidhur në vitin 2017.

Bëhet fjalë për 3,7 hektar tokë bujqësore e ku çmimi ishte vendosur për 128 euro për hektar apo shumën vjetore 476 euro e 24 cent.

Dosja e Faton Pecit- me të cilën s`po ‘guxon’ të merret Prokuroria Speciale

AAK i përgjigjet Faton Pecit për objektin me qira: Kemi kontratë për këtë punë