Lajme

Prizren: Vdes 56-vjeçari, dyshohet se e zuri rryma

05/14/2023 16:46
nga:Genita C

Një person ka vdekur në fshatin Milaj të Prizrenit gjatë së shtunës.

56-vjeçari dyshohet se është goditur nga rryma.

Kështu tha  Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin Prizrenit.

Por, ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Policia bashkë me emergjencëm kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij”, tha Bytyqi.