Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Drita ka shkuar në pushim ndaj Gjilanit me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në derbin e Anamoravës në pjesën e parë e shënoi Broja në minutën e 32’të të takimit.
Në derbin tjetër Ballkani po avancon me rezultat 1-0 ndaj Llapit me golin e Rrahmanit, atje ka ende lojë për të luajtur pasi janë 11 minuta lojë shtesë pasi ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak ofendimeve që u bënë ndaj trajnerit Batatina nga tifozët vendas.
Dukagjini është në epërsi ndaj Drenicës me rezultat 1-3, kurse Prishtina – Malisheva dhe Ferizaj – Trepça ’89 u mbyllën me rezultat 0-0.
/GazetaBlic Sport/