Lajme

112-vjeçarja voton në Turqi

05/14/2023 14:55
nga:G B

Gjatë kësaj të diele janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Mediat raportojnë se personi më i vjetër që ka votuar deri më tani në këto zgjedhje është votuesja turke 112 vjeçare, Gullu Dogan.

Al Jazeera raporton se votuesja turke ka këmbëngulur të votojë në qendrën e saj lokale të votimit me fëmijët dhe nipërit e saj.

Ajo vendosi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje, pavarësisht se kishte mundësinë për të hedhur votën e saj përmes një kutie të lëvizshme votimi.