Lajme

“Expose” sjell sonte dokumentarin: “I gjithë pushteti i 50.2 për qindëshit kundër Kryeprokurorit”

05/14/2023 13:03
nga:G B

Kosova prej një viti nuk ka Kryeprokuror të Shtetit.

Kjo pozitë thelbësore për sistemin e drejtësisë është me ushtrues detyre.

Kandidati i vetëm për këtë pozitë i propozuar nga Këshilli Prokurorial është prokurori Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar ende nga presidentja Vjosa Osmani.

Nga Presidenca kanë thënë se ka pasur ankesa të kandidatëve të tjerë për këtë pozitë dhe se po shqyrtohen, derisa procesi nuk është kthyer në pikën zero e as nuk po bëhet emërimi i një prokurori në këtë pozitë.

Kundër emërimit të Isufajt është shprehur kryeministri Kurti e ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Për Expose të Gazeta Blic, lidhur me këtë çështje kanë folur deputetë e njohës të fushës së drejtësisë nga shoqëria civile.

Expose, prodhim i Gazeta Blic transmetohet sonte nga ora 21:00 në Live Gazeta Blic në Facebook dhe në Kanal 10.