Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në veri

05/14/2023 10:01
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e dy personave në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës.

Në raportin e saj 24-orësh të PK-së, ka njoftuar se si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 31 gëzhoja të armës së zjarrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Qika Jovina”, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është në hetime.