Sporti

Gjithçka gati për ndeshjen e katërt, Trepça kërkon festën e titullit, Peja ndeshjen e pestë në ‘Minatori’

05/13/2023 17:13
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës e ka fituar ndeshjen e tretë ndaj Pejës në ‘Minatori’.

Mitrovicasit e kanë ritkhyer epërsinë e ndeshjeve të fituara në 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e katërt mes dy skuadrave zhvillohet të dielën në palestrën ‘Karagaçi’, atje ku herën e fundit Peja kishte fituar bindshëm ndaj Trepçës.

Në rast se Trepça e fiton ndeshjen, atëherë do ta festonte titullin kampion, kurse në rast të fitores së Pejës, gjithçka do të vendoset më pas në ndeshjen e pestë.

Biletat kanë dalur në shitje sot nga ora 14:00, kurse ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:15.

/GazetaBlic Sport/