Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen e katërt ndaj Skenderajt në finalen e volejbollit për femra.
Vashat nga Gjilanit kanë arritur fitore bindëse me rezultat 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë, rezultati i përgjithshëm i ndeshjeve finale është 2 me 2, me ndeshjen e radhës që do të jetë edhe vendimtare për skuadrën që do të shpallet kampione.
Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën ‘Ilaz Kodra’, atmosferë që nuk është parë pothuajse asnjëherë në një ndeshje volejbolli në Kosovë.


