Fede Valverde ka paralajmëruar rivalin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali kampioni i 14-fisht në Ligën e Kampionëve kërkon finalen e radhës në këtë kompeticion.
Megjithatë, ‘Mbretërit’ do ta kenë të vështirë, pasi në gjysmëfinale duhet ta eliminojnë Man Cityn.
Ndeshja e parë në mes tyre u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 dhe mesfushori madrilen, Fede Valverde paralajmëroi Cityn që Liga e Kampionëve është kompeticioni i tyre.
“Të luash në Ligën e Kampionëve është e veçantë sepse është kompeticioni i Real Madridit. Është gjithmonë ndryshe nga çdo ndeshje tjetër. Ju kaloni në një atmosferë tjetër, një energji tjetër, gjithçka duket sikur të ishte një ëndërr unike”, tha Valverde për ‘Diario AS’.
“Është kompeticioni që çdo futbollist që është në një klub evropian ëndërron ta fitojë. Dhe pa dyshim për tifozët nuk ka asgjë më të bukur sesa të shohësh ekipin tënd të fitojë këtë kompeticion, sepse është më i rëndësishmi në nivel klubesh. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të gjitha vijnë së bashku në të njëjtën natë të Ligës së Kampionëve. Në Madrid na kanë mësuar gjithmonë se është deri në fund, kështu që kanë mbetur edhe 90 minuta”, përfundoi më tej uruguaiani.
Ndeshja e dytë në mes tyre zhvillohet në ‘Etihad’, më 17 maj, nga ora 21:00.


