Lajme

Ambasadorët e QUINT-it nuk deklarohen për medie pas takimit me Kurtin

05/12/2023 12:13
nga:Y I

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë pas mbi një ore takim me kryeministrin Albin Kurti janë parë duke dal nga Qeveria.

Të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë kryeministrit Kurti