Lajme

Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

05/12/2023 09:34
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”.

“Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.

Sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti ka thënë se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat.