Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri është arrestuar nga policia.
Fred Beleri është shoqëruar 15 minuta pas mesnatës së djeshme nga dy persona të cilët e shoqëruan me forcë në komisariatin e Himarës e më pas drejt Vlorës.
I pranishëm në komisariatin e Himarës ka qenë edhe kreu i PBDNJ dhe Vangjel Dule.
Së bashku me Belerin kanë qenë dhe avokati i tij, si dhe anëtarë të stafit.