Lajme

Zjarr në një lokal në Prishtinë

05/11/2023 23:10
nga:G B

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Gashi tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion se dikush mund të jetë lënduar.

“Sipas informatave lokali ushtronte veprimtarinë e pastrimit kimik. Një makinë e larjes ka pasur një defekt. Ekipet kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, tha Gashi.