“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim.Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”
Kjo ishte deklarata e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që ndezi debat në Prishtinë.
Drejtori ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se deklarata e Lajçak ishte presion i drejpërdrejtë dhe shantazh ndaj Kosovës.
“Deklarata se nëse nuk ka marrëveshje mund të ketë trazira e konflikte është presion i drejtpërdrejt e mud të quhet edhe shantazh ndaj Kosovës. Është thelbësore që Kosova të mos lejoj të dalë jashtë kushtetutshmërisë së saj pasi do të hapte një shteg që nuk e kontroll dotë më”
Kritika pati edhe në lidhje me deklaratat e tjera që pati sot Lajçak në Prishtinë.
Ai tha se ato ishin jashtë mandatit të BE-së dhe rolit të ndërmjetësuesit.
“Deklaratat e z, Lajçak në Kosovë ishin qartazi jasht mandatit të BE-së, dhe rolit të ndërmjetsuesit. Të thuash se po mundohemi ta gjejmë mesin prej një propozimi(draft statuti) që qartazi kërkonë autonomi brenda Kosovës, është të mbash anën e Sërbisë në këtë proces. Kjo tashmë nuk ka asnjë dilemë, pasi presioni është drejtuar vetëm tek Kosova, pavarsisht që çdo ditë Serbia po shkel marveshjet duke punuar kundër Kosovës dhe duke lobuar kundër avancimit të agjendës evropiane të Kosovës” theksoi Jashari për “Gazeta Blic”
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të mbajtur me kryeministrin Kurti u shpreh se ishte një diskutim intensiv.
Sipas tij, të gjithë duhet të fokusohen në normalizim dhe zbatim të marrëveshjes.
Lajçak theksoi se në takimin e sotëm diskutun për rrugën përpara në procesin e normalizimit.
I dërguari i posaçëm i BE-së tha se përshkallëzimi i situatës nuk është në interes të askujt.
Pas takimit të mbajtur me kryeminsitrin Kurti, Lajçak ka udhëtuar drejt Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.
Nga atje ai deklaroi se ‘Ura e Ibrit’ nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë por vetëm kur të pajtohen të dy palët.
/Gazeta Blic/
“Normalizim apo përshkallëzim”, analistët: Deklaratat e Lajçak, kërcënuese dhe shantazhuese!


