Z.Lajçak, mos shantazho!
Z.Lajcak, KOSOVA ështe e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.
Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jet konlikt!
Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun.
Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashegojnë lirinë.
Sot kemi 60-70 mijë ushtar me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat si ju z.Lajçak!
Prandaj, z.Lajçak, mos shantazho!
KOSOVA nuk e deshiron luftën.
Ne kemi hy në proces politik të përmbylljes së pavarësisë, në kufijt e njohur nga SHBA dhe mbi njëqind shtete përfshi më të fuqishmet e Botës.
E drejta e Kosovës për pavarësim, është konfirmuar juridikisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Si BE dhe ju si ndërmjetësues, jeni për ta lehtësuar dialogun, jo për ta degraduar pavarësinë, duke na shantazhuar me konflikt me Serbinë, në Veri të vendit.
Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.