Sporti

Milan – Inter, ky është futbollisti më i mirë i ndeshjes

05/10/2023 23:17
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.

Neruazzurët kanë triumfuar me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Edin Dzeko dhe Mikhtaryan shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke siguruar një rezultat shumë pozitiv në ‘San Siro’.

Skuadra e Milanit nuk ka treguar asgjë gjatë pjesës së parë, por që kishte disa raste të mira në pjesën e dytë, të cilat nuk i shfrytëzoi dhe në fund mori një humbje që mund ta lë jashtë finales së Ligës së Kampionëve.

Henrikh Mkhitarya e fitoi çmimin e më të mirit të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/