Lajme

Mushkolaj për Përparim Ramën: Si me qenë i VV-së, ankesa, ankesa, blla-blla – puno najsen

05/10/2023 21:33
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryetari i Prishtinës në intervistën në Debat Plus, po tingëllon si me qenë pjesë e VV-së, duke u ankuar për qeverisjes e kaluara e procedurat, raporton Gazeta Blic.

Ai i ka bërë thirrje Ramës që të nis punës, për çka ka ardhur nga Londra.

Postimi i tij i plotë:

Po e dëgjoj kryetarin e Prishtinës n’debat. Si me qenë pjesë e VV’së: ankesa, ankesa, s’e kom ditë, procedurat, qeverisjet e kaluara, blla, blla, blla… Puno najsen, oj loçkë. Je ardhë prej Londrës kishe me sjellë model ndryshe të qeverisjes.