Sporti

Nuk e bëri asnjë zëvendësim dje, Guardiola: Lojtarët po luanin mirë, nuk kisha nevojë

05/10/2023 09:58
nga:L J

Manchester City barazoi (1-1) në Santiago Bernabeu, kundër Real Madrid, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe trajneri i Cityt bëri atë që askush nuk ka bërë për 16 vjet në këtë kompeticion (që nga Alex Ferguson në Man United, në 2007), pra ai nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u ngritën kritika, andaj Pep Guardiola u përball, në fund, duke iu përgjigjur.

“Mendova se lojtarët në fushë po bënin mirë. Ata që ishin aty kanë ndikim, dinë ta mbajnë topin, dhe Reali ka lojtarë që dinë të largohen në tranzicion, nëse loja do të çmendej nuk do të kishim një nivel aq të mirë sa ai i tyre”, u justifikua ai.

/GazetaBlic Sport