Sporti

Babai i Haaland u largua nga Bernabeu – provokoi dhe gjuajti ushqim në drejtim të tifozëve të Real Madridit

05/10/2023 08:44
nga:L J

Haaland ishte ndoshta lojtari më i dobët në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Manchester Cityt (1:1), në të cilën Antonio Rudiger e bëri të padukshëm. Por babai i tij Alf-Inge, ishte shumë i dukshëm. Ai ka reaguar ndaj talljeve të tifozëve të Realit që e njohën në pjesën VIP të Santiago Bernabeut, duke ia kthyer atyre me sharje, duke drejtuar gishtin e mesit dhe duke i hedhur ushqim.

Me këtë rast tifozët e Realit që ndodheshin poshtë tij në tribunë u nervozuan dhe filluan t’ia kthejnë. Situata kërcënoi të përshkallëzohej, kështu që shumë anëtarë të sigurimit erdhën në sektorin e Haaland dhe e nxorrën atë nga ajo. Teksa e nxirrnin nga zona, tifozët e Realit brohoritën ndaj tij “budalla”, të cilës Haaland Sr dhe shoqëruesit e tij iu përgjigjën me gjeste tallëse, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo sjellje është padyshim befasuese në radhë të parë sepse ai është një njeri i respektuar që nuk ka qenë kurrë i prirur për incidente, aq më tepër që djali i tij është një person shembullor si brenda dhe jashtë fushës.

/GazetaBlic Sport