Sporti

Akil Gjakova mposhtet nga italiani Lombardo në Botërorin e xhudos

05/09/2023 13:24
nga:L J

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka humbur duelin me italianin, Manuel Lombardo në botërorin e xhudos.

Italiani, Manuel Lombardo e fitoi ballafaqimin me “Ippon”, duke kaluar tutje në çerekfinale të botërorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova para këtij dueli kishte arritur fitore ndaj xhudistit nga Rumania, Adrian Sulca dhe atij nga Korea, Kang.

/GazetaBlic Sport